"Bujanoci më 1947 ishte pjesë e Kamenicës" (Video)
Lokale

"Bujanoci më 1947 ishte pjesë e Kamenicës" (Video)

28.Aug.2018 11:28
0
Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu po pretendon se Bujanoci ishte me Komunën e Kamenicës pas Luftës së Dytë Botërore.

Për këtë Kadriu ka ofruar edhe dokumente të vjetra 70 vjeçare si dëshmi. 

“Dokumenti është një certifikatë e notave, certifikatë e kursit të anti analfabetizmit dhe një parcelë kadastrale”, shprehet për Klan Kosovën, Kushtrim Kadriu.

I pari i Vatrës thotë se ka edhe dokumente tjera që dëshmojnë se këto treva kanë qenë pjesë e Kosovës.

“Dokumenti i parcelës kadastrale është shumë i rëndësishëm, sepse dëshmon se Bujanoci ka qenë pjesë e Kosovës”, shprehet më tej ai.

Ai thotë se trevat shqiptare me pajtimin e Titos iu dhanë Serbisë, ndërsa Kosova përfitoi vetëm Leposaviqin.

“Kjo u bë me qëllimin e vetëm që të bëhet një përzierje e popullatës, që gjoja edhe në Kosovë ka serb, e Serbi ka shqiptarë”, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra.

Thaçi luan me Luginën, mediave austriake u thotë që s'ka shkëmbim territoresh
Thaçi: Po bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, të tjerat janë "fake news"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration